Kush Jemi

Prime Advisory

Anëtarët e Rrjetit Global për Avokatët dhe Kontabilistët, Prime Advisory Network.

Realiteti ynë

Occari & Partners është një studio konsulence ndërkombëtare kontabel, fiskale dhe ligjore. Studiot profesionale të Grupit Prime Advisory veprojnë në Itali, me seli në Limena (Padova) dhe Milano; në Angli me seli në Londër dhe Shqipëri me seli në Durrës.

Misioni i Studios përcaktohet nga kompleksi i qëllimeve të mëposhtme:

  1. Të asistojë, sipas teknikës më të mirë profesionale, sipërmarrësit dhe shoqëritë që u drejtohen atyre në mënyrë që të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për rritjen e aktiviteteve përkatëse, në përputhje me dispozitat rregulluese të aplikueshme kohë pas kohe, nën logjikën e parandalimit dhe zbutjes së rreziqeve;
  2. Të përhapë “kulturën e organizimit të biznesit si dhe planifikimit e kontrollit” si një faktorë “të zhvillimit dhe suksesit’’
  3. Të asistojë Klientët që na drejtohen ne, në proceset e ndërkombëtarizimit dhe zgjerimit;
  4. Të ndjekë “përmirësimin e vazhdueshëm” të komunitetit të përbërë nga Studio dhe Klientët që i drejtohen asaj.

Stafi i Konsulentëve të Prime Advisory përbëhet ekskluzivisht nga profesionistë me formim akademik, të aftë për të garantuar një konsulencë cilësore te ofruar sipas një qasje shkencore . Të gjitha aktivitetet, konsulencat dhe shërbimet kryhen drejtpërdrejt ose nën drejtimin e profesionistëve, kontabël të miratuar, avokatë, konsulentë pune ose ekspertë ligjorë kontabël të specializuar.

Shërbimet i drejtohen kryesisht kompanive të themeluara në formën e shoqërive tregtare. Çdo asistencë është ndërtuar në përputhje me nevojat e klientit, nën një logjikë gjenerimi të vlerës së shtuar, zgjidhje konkrete të problemeve dhe kërkimit të një cilësie totale. Marrëdhëniet me Studion mbahen në bazë të besimit.

Prime Advisory është pjesë e Prime Advisory Network, rrjetit global të studiove profesionale te pavaruara ekselente. Nëpërmjet këtij rrjeti, ajo u siguron klientëve të saj veprimtarinë brenda normativave ligjore kryesore të Botës

Ndërkombëtarizimi i biznesit
Dëshironi të mësoni më shumë rreth proceseve të internacionalizimit?
Delocalizimi i biznesit
A doni të mësoni më shumë rreth proceseve të zhvendosjes?